E infektuara me Covid-19 nga Fushë Kosova është shtatzënë
Komuna e Fushë Kosovës ka bërë me dije se personi i prekur nga koronavirusi është një grua shtatzënë,
Kjo komuna ka theksuar se e infektuara ka qenë e shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë.
“Një rast i ri infeksioni nga COVID-19. Pas konfirmimit se në komunën e Fushë -Kosovës kishim të gjitha rastet të shëruara, nga mbrëmë është një rast i ri i infektuar nga virusi COVID-19. Bëhet fjalë për një 30 vjeçare e cila ishte e shtruar në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë për kontroll pasi që është shtatzënë. Sipas informatave të IKSHP-së pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në kontrollë të vazhdueshëm. Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës apelon te qytetarët që të përfillin masat e dhëna nga institucionet për lëvizje dhe të kenë kujdesin maksimal sepse situata në të cilën ndodhemi nuk duhet neglizhuar!”, ka njoftuar Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë Kosovës. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/FusheKososovaMunicipality/photos/a.1763696467241472/2723309291280180/?type=3&theater