E infektuara në Mitrovicë të Jugut ishte punëtore e ETC-së, Bahtiri merr masa  

01 maj 2020 | 00:46

Në Mitrovicë të Jugut është shënuar rasti i parë me koronavirus dhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri ka njoftuar se e njëjta ishte punëtore e marketit ETC.

Ai gjithashtu ka njoftuar se pas konsultimeve me Shtabin Emergjent është mbyllur përkohësisht ETC-ja, ndërsa të gjithë punëtorët e supermarketit dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuarën do të testohen nga IKSHPK-ja.

“E infektuara është një 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK”, ka shkruar Bahtiri.

Ky është postimi i plotë i Agim Bahtirit:

Qytetarë të dashur,

Edhe pas gjithë përpjekjeve që kemi bërë për marrjen e masave mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19 dhe kujdesit të treguar për të cilin ju falënderoj përzemërsisht, sonte është konfirmuar rastin i parë pozitiv nga Mitrovica.

E infektuara është një 27 vjeçare me banim në lagjen Iliridë, e cila është punëtore e supermarketit ETC. Gjendja e saj është e mirë, ani pse po trajtohet sipas protokolleve mjekësore të parapara në ShSKUK.

Pas konsultimit me anëtarët e Shtabit Emergjent kemi marrë vendim për mbylljen e përkohshme të ETC-së, ndërsa gjithë punëtorët e kësaj qendre tregtare dhe personat që kanë pasur kontakt me të infektuaren do të testohen IKShP-ja.

Edhe pse ky nuk është një lajm i mirë, ne nuk kemi nevojë për panik, sepse jemi komuna shembull për menaxhim të pandemisë së koronavirusit COVID-19.
Kërkesa ime për juve është e njëjtë sonte, pra t’i zbatoni me përpikëri udhëzimet e institucioneve qendrore të shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus.
Me respekt,
AB

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Infermierja nga fshati Çabiq i komunës së Klinës ka rezultuar…