E infektuara nga Rahoveci, infermiere në Spitalin Amerikan
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, në një shkrim në “Facebook” ka dhënë detaje për personin e prekur me koronavirus në këtë komunë. Ai ka thënë se e prekura është infermiere dhe jeton në Prishtinë dhe nuk ka pasur kontakte në Rahovec.
Njoftim për të gjithë qytetarët e komunës së Rahovecit:
Të nderuar qytetarë,
Sapo u informova nga IKShP se edhe nga komunën tonë kemi një rast të paraqitur me COVID-19.
Ju informoj se personi i infektuar nga fshati Kramovik është infermiere e cila aktualisht punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë, e njëjta jeton në Prishtinë dhe mendohet se nuk ka pasur kontakte me qytetarë nga komuna e Rahovecit, kështu që nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar.
Të infektuarës i uroj shërim të shpejtë!
Të nderuar qytetarë,
Për çdo veprim do të informoheni me kohë!Ju lutem të qëndroni në shtëpi!Bashkë do t’ia dalim!
Smajl Latifi
Kryetar i komunës së Rahovecit