E jashtëzakonshme, ikona e Pejës i rikthehet basketbollit
09 mars 2018
| 13:30
Ikona e KB Peja, Valdet Grapci i është rikthyer basketbollit në moshën 44-vjeçare.
Rikthimin në lojën e zëmrës e shtyri Grapcin ta bëjë kriza e madhe në klubin e Pejës dhe rreziku për të rënë nga elita e basketbollit të Kosovës.
Në ndeshjen e rikthimit të Grapcit, Peja ka shënuar fitore ndaj Kerasan Prishtinën me shifrat 66-58, kurse basketbollisti në fjalë ka kontribuar me 7 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)