E jashtëzakonshme/Shtatzënë në fushë, portierja e Vllaznisë ngriti kupën
31 korrik 2020
| 18:06
Një rekord për Vllazninë dhe për futbollin e femrave. Një triumf që erdhi me prezencën e 12 lojtareve në fushën e lojës, por pa thyer asnjë rregull të futbollit.
Kjo për faktin e jashtëzakonshëm, se portierja shkodrane, Ardiola Raxhimi ka luajtur në finalen përballë Apolonisë duke qenë shtatzënë. Një ngjarje unike në botën e sportit.
“Një sekret i vogël. Mund t’ia kemi bërë me hile, pasi ne kemi luajtur me “12 vetë”, pasi unë së shpejti do të bëhem me një bebe”, u shpreh portierja e Vllaznisë Ardiola Raxhimi.
Pas ndeshjes së dominuar dhe të fituar 4-0 përballë Apolonisë, në skuadrën kuqeblu vendosën që për vetë situatën e pazakontë, trofeu të mos ngrihej nga kapitenia Megi Doçi, por nga portierja Raxhimi.