‘E ka bërë para se të emërohej’, arsyetimi i Speciales për ‘llajkun’ e gjyqtares për raportet e mira Francë-Serbi

27 mars 2025 | 15:18

Gjyqtarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Marzhori Masëlo, muaj më parë, ishte aktive në diskutimet politike. Madje, duke pëlqyer postime ku lavdëroheshin raportet e mira të shtetit të saj Francës, me Serbinë.

Për këtë, raportoi gazeta Nacionale kohë më parë, duke shfaqur edhe pëlqimin që ishte bërë në rrjetin social LinkedIn.

Megjithatë, Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë arsyetuar këtë veprim me kohën kur ka ndodhur.

Sipas Speciales, pëlqimi i gjyqtares në fjalë, ka qenë para se të emërohej, dhe si rezultat, ata nuk mund të komentojnë më tutje.

“Në lidhje me pyetjen tuaj të parë, ne nuk komentojmë aktivitetin në rrjetet sociale të gjyqtarëve që janë bërë para se të emëroheshin në Dhomat e Specializuara”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për Nacionalen.

Gjykata ka theksuar se ekziston Kodi i Etikës, dhe rregullat që duhet të zbatohen nga gjyqtarët.

Pëlqimi i gjyqtares në fjalë, ishte bërë para 11 muajsh.

Ajo u emërua gjyqtare në Speciale në qershor të vitit 2024.

Megjithatë, pas raportimit të Nacionales, gjyqtarja në fjalë e largoi pëlqimin nga postimi.

Gjyqtarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Mazhori Masëlo, pak muaj më parë, ishte përfshirë virtualisht në diskutimet politike.

Ajo pëlqente një postim ku vlerësoheshin raportet e mira që ka Franca me Serbinë.

Nacionale raportoi pak ditë më parë për një status në LinkedIn që e kishte bërë emisari i Francës për Ballkanin, Rene Trocaz.

Aty ai njoftonte për një takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe vlerësonte lartë raportet e Francës me Beogradin.

Këtë postim, e kishte pëlqyer edhe gjyqtarja Masëlo, që tash është gjyqtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë.

Mirëpo, duket se raportimi i Nacionales ka qenë ‘alarm’ për gjyqtaren franceze.

Në postimin e njëjtë në LinkedIn, më nuk figuron pëlqimi i gjyqtares nga Franca.

Ajo e ka larguar pëlqimin dhe kjo konfirmohet me një verifikim të thjeshtë.

“I nderuar që u prita në Beograd nga Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, pak ditë pas vizitës së tij të suksesshme në Francë. Franca qëndron përkrah Serbisë në rrugën drejt Evropës”, ishte postimi që gjyqtarja e kishte pëlqyer.

Edhe në Kosovë, edhe në vendet e tjera, është e ndaluar që gjyqtarët të përfshihen në forma të ndryshme, në diskutimet politike.

Gjyqtarët e prokurorët në LinkedIn

Portali Demorkacia pak ditë më parë raportoi për afërsinë mes gjyqtarëve e prokurorëve të Speciales, nëpër rrjete sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tubimin…