E ka menduar Rama ndonjëherë dorëheqjen? Ja përgjigja e tij

31 maj 2019 | 00:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nga moderatorja e emisionit Open, Eni Vasili se a e ka menduar dorëheqjen.

Edi Rama ka thënë se nuk e ka menduar dorëheqjen për shkak se nuk mund t’i tradhtojë qytetarët, të cilët i kanë dhënë mandatin.

“Unë kam një detyrë që ma ka ngarkuar shumica e shqiptarëve dhe qytetarët nuk i tradhtoj kurrë”, ishte përgjigjja që dha Rama.

Ndërkohë, analisti Neritan Sejamini e ka pyetur kryeministrin Edi Rama se kur do të largohet nga politika sepse deri më tani ka 21 vjet në politikë.

Shefi i qeverisë  iu përgjigj duke i thënë se për momentin as nuk e ka çuar ndërmend largimin.

“Është e vërtetë që kam në politikë qysh në vitin 1998. S’kam qenë në nivelet më larta, por ministër Kulture dhe falë meje kjo ministri u bë e rëndësishme. Pastaj u bëraë kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë meje u kthye Tirana në një qendër të rëndësishme si niveli i dytë i pushtetit. Pastaj u bëra kryetar i PS-së, kalova opozitën dhe sot jam këtu. Nëse do kisha ndjesi se qeverisja po shkon jo mirë, nën sensin e objektivave dhe rezultateve dhe gjërat që duhen bërë, ose nëse do kisha ndjesinë e lodhjes do e kisha menduar, por s’kam as të parën as të dytën dhe mbi të gjitha kam sensin e palëkundshëm të detyrës ndaj njerëzve dhe do ta çoj këtë punë deri në fund”, ka thënë Rama.

Top Channel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka bërë të…