“E kam pasur mik që dinte gjithçka timen”, Margaret flet për lidhjen e re: Më ka dhuruar apartament dhe…
14 shkurt 2021
| 14:34
Ish-konkurrentja e “Për’puthen” , Margaret Shllaku, doli nga programi pa e gjetur dashurinë. Por së fundmi, ajo ka zbuluar se është në një lidhje dashurie dhe se ndihet shumë mirë dhe e lumtur në krahët e tij.
Gjatë një interviste në “Glamour Zone”, Margaret tha duke qeshur se i dashuri i kishte dhuruar dy makina dhe një apartament.
“Nuk dua të hyj tek gjërat personale, por më ka blerë shtëpi, makina…bëj shaka… aty afër. Ai më bën të ndihem shumë mirë, e kam pasur mik që dinte gjithçka timen dhe më pas gjërat ndryshuan dhe u kthye në shërimin e të gjitha boshllëqeve, plagëve nga dashuritë e mëparshme”, tha ish-konkurrentja e “Për’puthen”.