E kam të vështirë të hedh sot mbi arkivolin tënd një grusht dhe

03 nëntor 2023 | 11:26

Dje, në moshë të re, i ka dhënë fund jetës, në villen e vet në fshatin Bubavec të Malishevës, Lulzim Kryeziu, aksionar i kompanisë “Shell Kosova”, djali i afaristit të ndjerë, Latif Kryeziu. Ngushëllimet për vdekjen e tij kanë qenë të shumta. Sot, një letër ngushëllimi, përplot dhimbje, ka shprehur edhe afaristi Kastriot Kryeziu, familjar i të ndjerit, Lulzimit, i cili jeton në Zvicër.

“Lul i dashur,

I rëndë më erdhi lajmi për vdekjen tënde të parakohshme. Ma dërrmoi shpirtin, ma çau zemrën. Të kisha jo vetëm familjar dhe shok, por më ishe si vëlla. E kam të vështirë të të them lamtumirë. Nuk e kishe kohën të udhëtoje matanë botës, të shtegtoje drejt bacës Latë. E kishe kohën, edhe të gjitha mundësitë, të udhëtonim bashkë në këtë botë si shumë herë të tjera, natën dhe ditën. E kam të vështirë të hedh sot mbi arkivolin tënd një grusht dhe. Kaq të vështira do t’i kem ditët dhe netët e ardhshme, sepse do të më mungojë shumë prania jote, zëri yt, humori yt. Megjithatë, do të bëhem i fortë. Do të përmbahem. Do të kujtoj orë e çast, sepse ke lënë mbresa të mira në kujtesën time.

Të qoftë i lehtë dheu, Lul!”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Alphonso Davies mund të largohet nga Bayern Muncheni në…