“E kanë furrën jashtë funksionit që një vit”/ Ferronikeli thotë që dëmi nga shpërthimi në veri ndikon drejtpërdrejt tek ta

30 nëntor 2024 | 01:35

New Co Ferronikeli ka dalur me një reagim pas situatës me shpërthimin në veri.

Përmes një njoftimi në Facebook, fabrika e Ferronikelit bëri të ditur se ky dëmtim ka ndikim të drejtpërdrejtë në infrastrukturën e furnizimit me ujë, duke rrezikuar funksionimin e sistemit të ftohjes së furrës elektrike – një element jetik për proceset prodhuese.

Mirëpo në fakt furra në të cilën fabrika e Ferronikelit thirret, është jashtë funksionit më shumë se një vit kalendarik, shkruan Drenica Sot.

“Nëse sanimi i dëmit nuk realizohet me shpejtësi, rezervat emergjente të ujit mund të harxhohen, duke detyruar ndaljen e operacioneve të furrës elektrike në mënyrë të paplanifikuar. Një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për kompaninë dhe proceset e saj industriale”, thuhet në këtë njoftim pak të çuditshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarë të KFOR-it amerikan po qëndrojnë te vendi ku ndodhi…