E kapi gruan duke e tradhtuar ditën e Shën Valentinit, i dashuri i saj hidhet nga kati i dytë por…
16 shkurt 2021
| 16:43
Një ngjarje e padëshiruar i ka ndodhur një italiani pikërisht ditën e të dashururarve.
Ai kapi gruan duke e tradhtuar me një tjetër person në shtëpinë e tyre në provincën Salerno të Italisë. Italiani, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte në punë. Gruaja në këtë rast, duke përfituar nga mosprania e bashkëshortit fton në shtëpi të dashurin.
Por ndodhi që bashkëshorti kthehet më herët në shtëpi dhe e zë gruan “mat” me të dashurin. Kur vuri re prezencën e burrit, i dashuri i gruas tentoi të arratisej nga kati i dytë i pallatit ku ndodhej, por u rrëzua. Raportohet se ai nuk pësoi lëndime serioze.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, të cilët mbetën të habitur kur morën vesh ngjarjen.