E kemi menduar ndryshe grumbullimin e shtatorit
Federata e Futbollit e Kosovës dhe përzgjedhësi Bernard Challandes, gjatë ditës së sotme kanë mbajtur konferencën për media para dueleve me Moldavinë dhe Greqinë më 3 dhe 6 shtator në kuadër të Ligës së Kombeve.
Së pari në këtë konferencë është bërë edhe nënshkrimi solemn i kontratës në mes të FFK-së dhe Challandes që e mbajnë këtë të fundit edhe për dy vite në Kombëtaren e Kosovës.
”Nëse më duhet të përmbledhë gjithë këtë, mund ta them se jam trajner më i mirë sesa biznesmen nëse flasim për kontratën e re (qesh)”.
”Për mua pa fije dyshimi gjëja më e rëndësishme është futbolli dhe jo aspekti financiar i kontratës, dhe kjo ishte e rëndësishme për vazhdimin e kontratës mes neve”.
”Unë i uroj suksese ekipit por duhet të ditur që duhet te kemi durim dhe te punojmë hap pas hapi”.
Tutje, zvicerani ka folur për dy ndeshjet e shtatorit që Kosova do t’i kenë fillimisht ndaj Moldavisë dhe më pas ndaj Greqisë.
”Neve na duhet të flasim gjatë gjithë kohës për karantinën, por me shpresë që në takimin e radhës nuk do të kemi këtë problem që po na shqetëson neve”.
”Përkufizimi i gjithë kësaj periudhe të vështirë që po kalojmë është se kur e kemi menduar grumbullimin aktual, unë e mendoja që do ishte më e mirë dhe që do të na shërbente të përgatitemi për ndeshjen e tetorit ndaj Maqedonisë, por që doli të jetë krejt ndryshe, pasi duhet të mendojmë se pari për ekipin që do ta kem ndaj Moldavisë e më pas për ekipin ndaj Greqisë duke ditur situatën me futbollistë”.
”Absolutisht nuk është e lehtë të kemi një ekip të komponuar duke ditur situatën e ndryshme sepse kemi lojtarë që janë në ritëm të ndeshjeve, por që kemi edhe të tjerë që veçse tashmë kanë filluar fazën përgatitore dhe të tjerë që ende nuk kanë luajtur ndeshje që pas përfundimit të kampionatit, dhe kjo e vështirëson punën për ekipin tonë”.