E kemi ndarë mendjen/ Rama poston videon nga Spanja, policia dhunon qytetarët

21 mars 2020 | 16:14

Kryeministri Edi Rama është i vendosur që ndaj të pabindurve dhe ndaj personave të cilët nuk rrinë në shtëpi, të përdoret çdo lloj mënyrë që ata të mos thyejnë rregullat. Ai postoi një video në profilin e tij në Facebook, ku tregohen forcat e policisë që me shkopinj gome godasin këmbësorët spanjollë, që nuk kanë respektuar rregullat e vendosura nga autoritetet.

Situata në Spanjë është mjaft e vështirë, ku vetëm brenda 24 orëve humbën jetën 300 persona.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/279339289718933/

“KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS!

O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…

ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË”, shkroi Rama në Facebook.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha sot në konferencë shtëpi…