E kemi për obligim t’ia ruajmë shëndetin konsumatorit

01 prill 2018 | 18:55

Profesori i Fakultetit të Bujqësisë, Imer Rusinovci, në një koment që ka publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, ka porositur furnizuesit dhe shërbyesit që të kujdesen për konsumatorët e mallrave të përgatitura në kuzhinat tona, por edhe për furnizimet që bëjnë ata.

Ja postimi i plotë i prof. Rusinovcit:

 

Hajde ta lëmë pak politikën

 

Sa kemi furnitorë të mirëfilltë, që na sjellin ushqime me standarde ushqimore (konfrom Ligjit të Ushqimit), që nuk rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve?

Aktualisht tregu i BE-së lejon mbi 400 substanca të ndryshme që i bëjnë produktet ushqimore më të qëndrueshme, më me ngjyrë, më të trasha, më të tharta, më të ëmbla, më me shije etj. Këto substanca shtesë kanë një shifër kodimi të ashtuquajtur numri E. Disa nga këto substanca janë të nevojshme për produktet ushqimore, por një numër i madh i tyre është i tepërt. Substancat për ngjyrë dhe për konservim shkaktojnë alergji të ndryshme ose i ndihmojnë substancat e tjera përgjegjëse për kancer.

Parandalimi i sëmundjeve kronike me origjinë nga mënyra e të ushqyerit është detyrë humane. Sëmundjet që lidhen me ushqim dhe mënyrën e jetesës (obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare, kancerogjene…), zënë një përqindje të madhe të vdekshmërisë. Shumë sëmundje kronike mund të parandalohen përmes ushqimit të shëndetshëm dhe stilit të përshtatshëm të jetës. Andaj, është obligim i secilit prej nesh ta ruajmë shëndetin e konsumatorëve, duke e konsideruar atë si vlerën më të madhe.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 23-të, në Ligën e…