E keqtrajtoi gruan, një vit burgim me kusht
Gjykata Themelore e Prizrenit ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarit me iniciale G.B. nga Prizreni, për shkak të veprës penale “dhuna në familje”.
“Të akuzuarin me iniciale G.B. gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me kusht në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin prej 2 viteve, në raste se i akuzuari nuk kryen vepër të re penale, si dhe dënimin me gjobë në shumën prej 500 (pesëqind) euro në të cilën dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit”.
“Me datën 13.06.2020, në Prizren, në shtëpinë e tyre familjare kryen dhunë ose keqtrajtim fizik dhe psikologjik, me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda një marrëdhënie familjare ndaj të dëmtuarës me iniciale XH.M., në atë mënyrë që gjatë bashkësisë martesore i pandehuri e ka keqtrajtuar edhe fizikisht të dëmtuarën për të cilat raste e dëmtuara nuk ka guxuar t’i raportoj rastet në polici”, ka njoftuar Gjykata Themelore e Prizrenit.