E kërcënoi ambasadorin Hill nëpërmjet ‘TikTok’-ut, serbi dënohet me 4 muaj burgim

11 mars 2024 | 15:12

Prokuroria e Lartë Publike (VJT) në Beograd ka lidhur marrëveshje me të pandehurin Ugljesha I. (43) për njohjen e veprës penale të “rrezikimit të personit nën mbrojtje ndërkombëtare”, të cilën e ka konfirmuar edhe Gjykata e Lartë në Beograd.

I pandehuri ka pranuar se ka rrezikuar sigurinë e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, duke e kërcënuar rëndë se do ta sulmojë, duke postuar një koment nga profili i tij në rrjetin social “TikTok” me përmbajtjen: “E keqja, …., duhet vrarë”, drejtuar ambasadorit Hill, njofton “VJT”.

Sipas marrëveshjes për pranimin e fajësisë, Ugljesha I. Është dënuar me kusht prej katër muajsh burgim, me një periudhë prove prej një viti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kolegji Heimerer ka mbajtur tryezë në kuadër të Muajit të…