“E kishim të ndaluar”, ish-deputetët e VV-së tregojnë presionin që kishin për të mos folur me kolegët shqiptarë në Kuvend

12 korrik 2023 | 15:10

Ish-deputetët e VV-së kanë treguar për presionin e madh që dikur kishin nga Albin Kurti për të mos folur me deputetët e partive shqiptare në Kuvend. Ata kanë bërë me dije se në publik ka qenë pothuajse e ndalur që të flitet me deputetët e partive në pushtet. Ndërsa, komunikimi me deputetët e Listës Serbe, sipas tyre, nuk ka ardhur në shprehje. Ata e kanë pranuar se një gjë e tillë ishte absurde.

Tani kur përgjimet e gazetës Nacionale kanë nxjerr bisedat e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me Millan Radojçiqin, të dyshuarin për krime të ndryshme, VV-ja nuk e sheh si problem. Madje, shumë zyrtarë të lartë të VV-së i kanë dal në mbrojtjes deputetes Kusari-Lila.

Ish-deputeti i VV-së, Afrim Kasolli, ka treguar për gazetën Nacionale se në atë kohë atij i është rekomanduar që të mos flasë me deputetët e partive në pushtet.

Personalisht nuk mundëm me thanë që mu në këtë pikë me ka ushtruar presion. Por si rekomandim po. Këtë nuk mund ta mohoj. Pra, na është thënë që nuk është mirë që të kalojmë kohë me ta. Po kjo është e vërtetë”, ka thënë Kasolli.

Kurse, ish-deputetja e VV-së, Alma Lama, ka treguar detaje për presionit që i bëheshin asaj dhe deputetëve të VV-së sa ishte pjesë e kësaj partie.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Albin Kurti iu bënte presion të mos përshëndeteshin me kolegët e partive shqiptare.

Kur isha ne VV kishim direktiva dhe presion te jashtezakonshem nga AK qe mos te flisnim e pershendeteshim me kolege deputete te partive te tjera shqiptare. Mua me dukej marrezi kjo, si ne aspektin njerezor, ashtu edhe ne aspektin profesional pasi bashkepunimin ne Kuvend per cdo iniciative eshte i nevojshem dhe i pashmangshem. Per nje pershendetje kolegiale ata me metoda staliniste ishin gati te te shpallnin publikisht pjese te SHIK-ut etj etj”, ka shkruar Lama.

Sipas saj, përgjimet kanë treguar se tani VV-ja nuk e ka problem komunikimin edhe me të dyshuar për krime.

Por dje na u deshmua me ze e figure se VV nuk e paska problem bashkepunimin me serbet, madje edhe kur ata jane kriminele te njohur te shpallur ne kerkim nga drejtesia. Mashtrimi ka emër”, ka shkruar ajo.

Të njëjtën gjë e ka konfirmuar edhe ish-deputeti Dukagjin Gorani.

Në emisionin “Pressing” në T7, ai ka thënë se kontakti me deputetët e partive tjera ka qenë i ndalur.

Në atë kohë të shkurtër sa kom qenë unë deputet në kuadër të VV-së ka qenë një rregull, për mua absurd, mirëpo megjithatë rregull. Ajo është që kurrfarë kontakti, as formal, as simbolik nuk është mirë me i pasë, madje nuk guxon me i pasë me partitë e konsideruar si e keqja e këtij vendit, pra në atë kohë partitë e pushtetit, e sidomos me Listën Serbe. Pra, ka qenë e rëndësishme që simbolikisht dhe vizualisht me u pa që kontakti nuk ekziston”, ka thënë Gorani.

Sipas tij, një gjë e tillë ka qenë absurde dje dhe sot.

“Mendoj se këto kanë qene kritere dhe standarde absurde. Kom mëndu kështu atëherë, mendoj kësisoj edhe sot”, ka thënë ai.

Gorani ka thënë se komunikimi i Kusari-Lilës me deputetin e Listës Serbe, sipas standardeve të VV-së, është tradhti kombëtare.

“Shikuar nga standardet e mia ajo qe e ka bërë Mimoza Kusari-Lila është një bisedë normale në mes dy grupeve parlamentare. Mirëpo këtu nuk bëhen fjalë për standarde të mia. E vërteta është që sa kohë këto standrde nuk konsiderohen normale. Standardet që unë sonte po mundohan me i promovu janë stardarde të argatëve të Vuçiqit, nuk janë stanrdate normale politike. Meqenëse se snardarde sot i vendo ai që është në pushete. E sipas standardëve të pushtetit, kjo cka ka bo zonja Kusari-Lila ëshët e ekuivalente me një tradhti kombëtare”, është shprehur Gorani.

Përgjimi

Gazeta Nacionale deri me tani ka publikuar dy pjesë të përgjimit të bisedave të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Gazetari Berat Buzhala në hyrjen e përgjimeve të para ka zbuluar se këto incizme janë bërë në qershor të vitit të kaluar. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta, raporton ekskluzivisht Nacionale.

Në pjesën e dytë të përgjimit Kusari-Lila koordinohet me Listën Serbe për miratimin e disa ligjeve.

Në këtë pjesë gazetari Buzhala ka treguar se si në këtë përgjim Sllavko Simiqi i thotë Kusarit se (sic) do t’i thyhej koka edhe asaj edhe kryeministrit Kurti dhe se kishte folur pesë herë me të dyshuarin për krime, Millan Radojiçiqin. Mimoza Kusari mbeti në heshtje. Ajo dje në një emision kishte thënë që kishte biseduar vetëm njëherë.

Në pjesën në vazhdim, me tone dashamirëse, Mimoza e VV-së me Sllavkon e Srpskas flasin edhe për gjëra tjera.

Aty është edhe një mesazh i Radojiçiqit të cilin ia lexon Simiqi znj. Kusari. Radojiçiqi i thotë Kusarit se PDK-ja i ka shkaktuar “më së shumti dëme në jetë” dhe se do të përballej me ta “sa të ishte gjallë”.

Dhe derisa Radojiçiqi po vazhdonte të ankohej para shefes së deputetëve të VV-së për trajtimin që po i bëhej nga shteti i Kosovës, në një moment ia thotë edhe kjo fjalë në mesazh:

Ndoshta kam mundur unë që të publikoj komunikimin që kemi pasur unë e ti, drejtpërdrejtë – kjo është ajo që të përfoli unë – por, jo, jam në rend të parë njeri që këtë nuk e bën e pastaj politikan që ju e keni nënçmuar shumë.” – shkruhet tutje në atë mesazh.

Kusari më pas interesohet se për çfarë arsyesh e kanë vënë në listë të zezë të Amerikës Radojiçiqin dhe se pse Lista Serbe nuk po ia shprehte shqetësimet ambasadorit amerikan.

Gazeta Nacionale sot do ta publikojë edhe pjesën e tretë të përgjimit. Nacionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka njoftuar të…