E kishte fshehur çantën me euro dhe flori në furgon, arrestohet 48-vjeçari
07 shtator 2020
| 13:38
Një 48 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit të kryer në Pikën e Kalimit Kufitar në Portin e Durrësit, në kabinën e shoferit, janë gjetur 60960 euro si dhe 46 bizhuteri floriri.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi A.M., 48 vjeç, banues në Shkodër.
dërkohë materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.