
“E kom rujt prej tana partive”, Fisnik Ismaili për obeliskun: As si pjesë e Vetëvendosjes s’kam lënë mesazh politik në Newborn
Fisnik Ismaili tha se në obeliskun Newborn s’ka lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes edhe në kohën sa ishte pjesë e kësaj partie. Ai tha se obeliskun e ka ruajtë nga të gjitha partitë.
Ismaili tregoi se sivjet në obelisk mbulohet tema e inteligjencës artificiale teksa çdo vit ka pasur tema apo kauza që kallxojnë përfshirjen e shtetit tonë në botë.
“Newborn çdo vit e ka nga një temë që është aktuale në botë, edhe kallxon përfshirjen e Kosovës në botë. Kam rezistu mi futë politikat ditore në tematikë të Newbornit, qata e kam ruajtë prej tana partive. Edhe vetë kur kam qenë i përfshirë në politikë s’kam lënë ndonjë mesazh të Vetëvendosjes me u shpërnda në monument e kam rujtë qat integritetin e monumentit ku kemi prekë tema të ndryshme”, tha Ismaili në Pressing.