E konfirmon agjenti: Hysaj mund të largohet nga Napoli
12 shkurt 2020
| 00:08
Elseid Hysaj mund të largohet nga Napoli në verën e vitit 2020.
Është agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi që ka zbuluar një gjë të tillë, gjatë një deklarimi për radio Kiss Kiss.
Mbrojtësi shqiptar ka qenë i lidhur me një largim nga Napoli edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, por ardhja e Napolit në krye të skuadrës, bëri që qëndrimi të zgjatet.
“Ne folëm për këtë, Napoli e di situatën”, ka thënë Giuffredi për Radio Kiss Kiss, përcjell lajmi.net.
“Ne presim përgjigje dhe kur ta marrim atë, do të shohim se çfarë ata po na thonë neve”.
“Ka një dëshirë për të rinovuar kontratën dhe më pas të shitet gjatë verës”.