E konfirmon FBI-ja: 14 të vrarë në New Orleans
02 janar 2025
| 18:12
Christopher Raia, zëvendës ndihmës drejtor i divizionit kundër terrorizmit të FBI-së, deklaroi se 14 “viktima të pafajshme” u vranë në këtë “sulm të tmerrshëm” dhe të paktën 35 të tjerë u plagosën, duke iu referuar sulmit në New Orleans ë ShBA-së.
“Ne nuk mund ta lehtësojmë pikëllimin që po ndjejnë njerëzit në këtë komunitet dhe në mbarë vendin në këtë kohë”, thotë ai, duke shtuar se “ne qëndrojmë me ju”.
Numri total i të vdekurve është 15, ku përfshihet edhe sulmuesi.