E konfirmon Kahni: Bayerni nuk do të nënshkruajë ndonjë sulmues këtë merkato
31 korrik 2022
| 13:26
Me largimin e Robert Lewandowskit nga “Alllianz Arena” ishte përfolur se Bayerni do të kërkojë zëvendësuesin e tij.
Por, këtë verë ata nuk mendojnë të transferojnë ndonjë sulmues, ka treguar Oliver Kahn
“Ne nuk do të nënshkruajmë me një sulmues të ri – nuk ka diskutm. Ne kemi ende opsione në ekipin aktual, Zirkzee, Choupo-Moting pastaj i riu Mathys Tel”, ka thënë ai për “Bild”.
Lewandowski kaloi te Barcelona për shumën e 50 milionë eurove