E konfirmon Ministria e Mbrojtjes: Në mesin e të arrestuarve është edhe pjesëtari i FSK-së, Kushtrim Kokalla
01 dhjetor 2023
| 22:44
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në mesin e të arrestuarve si të dyshuar për vrasjen në Prishtinë është edhe pjesëtari i FSK-së, K.K.
“Organet e drejtësisë janë duke hetuar rastin, por gjithashtu ky rast do të trajtohet edhe brenda organeve përgjegjëse të FSK-së, sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi”.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së viktimës. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të na ndodhin. Siguria dhe mbrojtja e qytetarëve tanë është obligim”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.