E konfirmon mjeku i Kombëtares, drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona VIP, trajneri dhe lojtaret si pasagjerë të thjeshtë
25 qershor 2024
| 23:47
Një debat ndodhi në “Top Arena” mes gazetarit Jetmir Halilaj dhe mjekut të Kombëtares, Ilvi Begolli. Ata debatuan për faktin se përse drejtuesit e FSHF-së zbritën nga zona VIP në aeroportin e Tiranës, ndërsa lojtarët dhe Sylvinho me stafin e tij si pasagjerë të thjeshtë.
Halilaj: Një pyetje kam.
Begolli: Dhe unë tre gjëra kam për të thënë.
Halilaj: Më lër të bëj këtë pyetje njëherë.
Begolli: Në rregull, bëje.
Halilaj: FSHF doli nga zona VIP në aeroport, ndërsa futbollistët dhe trajneri nga dalja normale, nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por pse kur ikën i përcollën me ceremoni dhe kur erdhën jo?!
Begolli: Po, është e vërtetë.
Manushi: Nëse kjo është e vërtetë, është shumë e rëndë!