E konfirmon mjeku kujdestar, një i vdekur nga konflikti me armë zjarri në Prishtinë
05 shtator 2019
| 18:45
Mjeku kujdestar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Agron Çitaku në një konferencë për medie e ka konfirmuar vdekjen e një personi, i cili ishte i përfshirë në konfliktin me armë zjarri që ndodhi në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.
Ai gjithashtu ka njoftuar se njëri nga tre të lënduarit e tjerë aktualisht gjendet në sallën e operacionit, ndërsa dy të tjerët po përgatiten për ndërhyrje kirurgjike.
Dyshohet se deri tek përleshjen me armë zjarri erdhi si pasojë e një konflikti pronësor në mes të personave të involvuar.
Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar.
Aktualisht njësitet policore janë duke punuar ne sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.