E konfirmon policia: Një i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
Ai se rrreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë.
“Rreth orës 19:00, është raportuar për shkrepje të armës së zjarrit në rrugën “Mine Peza” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka deklaruar Borovci.