
E konfirmon Policia: Një këmbësor u godit për vdekje në Bresje të Fushë Kosovës
30 mars 2025
| 23:09
Një person ka vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë – Pejë, te semaforët në fshatin Bresje.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Ai ka thënë se vdekjen e personit te ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Më datën 30.03.2025, rreth orës 21:00 në rrugën Prishtinë – Pejë, te semaforët në fshatin Bresje është shkaktuar një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe autoambulanca, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e një personi (M/K)”.
“Rruga Prishtinë – Pejë është mbyllur përkohësisht, përderisa hetimet lidhur me rastin janë në proces nga njësitet kompetente policore”, ka Hoxha.