
E konfirmon Prokuroria: Arrestohen tre persona për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, ndalohen për 48 orë
11 dhjetor 2021
| 22:09
Policia e Kosovës sot pas dite ka arrestuar tre persona të dyshuar në lidhje me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Mësohet se të arrestuarit janë Halil Mehmetaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik edhe Malsor Mehmetaj, raporton ‘Epoka e re’.
Lidhur me arrestimin e tyre kanë dhënë detaje edhe nga Prokuroria e Shtetit.
“Janë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e cila ka ndodhur para disa ditëve në Gllogjan”, ka thënë Agim Kurmehaj, kryepokuror në Prokurorinë e Pejës.
“Pas ndodhjes së rastit kanë filluar hetimet intensive. Dhe, pas kësaj pune me vendimin e prokurores së cështjes janë arrestuar tre persona që dyshohen për veprën penale vrasje e rëndë. Prokurorja e cështjes ka lëshuar vendimin për 48 orë paraburgim”, ka thënë ai.