E konfirmon Prokuroria: Dy të vrarë në Klinë

13 nëntor 2024 | 19:21

Ka shkuar në dy numri i të vrarëve nga ngjarja e rëndë që ndodhi sot pasdite në qytetin e Klinës.

Lajmi për gazetën online Reporteri.net është konfirmuar nga zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Dy persona janë të vrarë. Është arrestuar edhe i dyshuari.” ka thënë Nikçi.

Fillimisht Policia e konfirmoi vetëm një person të vrarë.

Zëdhënësi i Policisë, Fadil Gashi tha për Reporteri.ne se një i dyshuar është arrestuar.

“Rreth orës 17:17 policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në sheshin “Mujë Krasniqi” në një lokal sipas informatave të para një person është pa shenja jete vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa një person tjetër është dërguar në emergjencë. Një i dyshuar lidhur me rastin është arrestuar”, ka thënë Gashi për Reporteri.net menjëherë pas ngjarjes..

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur…