E konfirmon Rusia: Negociatat me Ukrainën varen nga SHBA-të dhe vendet europiane
12 nëntor 2022
| 09:08
“Negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohen, por se kur do të ndodhë varet nga pozicioni i partnerëve të Kievit”.
Kështu ka deklaruar, senatori rus Sergei Tsekov, anëtar i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Këshillit të Federatës Ruse duke iu referuar Shteteve të Bashkuara dhe vendeve europiane.
“Negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohen por ato do të jenë shumë të vështira, shumë të ndërlikuara. Nëse SHBA dhe Europa vazhdojnë të nxisin konfliktin, nuk do të ketë negociata”, theksoi ai.