E konfirmon Specialja: Policia e Kosovës ka ofruar garanci për mbrojtjen në liri të Veselit

26 nëntor 2021 | 20:13

Është bërë publik një version i përgjigjes së Policisë së Kosovës për mbrojtjen e Kadri Veselit, pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata Speciale ndaj Policisë së Kosovës, për të garantuar mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

Në një prononcim për Gazetën Infokus nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar në Kosovë, thanë se është bërë një kërkesë për lirimin e Veselit dhe për këtë përgjigja e Policisë së Kosovës gjendet në të dhënat publike të KSC-së.

Përgjigja e Policisë së Kosovës përmendet në të dhënat publike të KSK-së, për shembull në “Versionin e korrigjuar publik të versionit të korrigjuar të parashtresave të mbrojtjes Veseli në shqyrtimin e dytë të kërkesës për rishqyrtim të paraburgimit”.Tutje nga Specialja thanë se për momentin nuk është bërë publik asnjë version tjetër i përgjigjes së Policisë së Kosovës dhe se çdo informacion për këtë çështje do të publikohet në faqen e internetit të KSC-së, nëse ai do të jetë publik.

“Megjithatë, nuk mund të komentojmë më tej për këtë çështje, pasi për momentin nuk është bërë publik asnjë version i përgjigjes së Policisë së Kosovës dhe asnjë vendim i ri i gjyqtarit të procedurës paraprake për shqyrtimin e paraburgimit. Nwse dhe kur çdo informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSC-së pasi të gjitha dosjet publike janë të disponueshme në faqen e internetit të KSC-së”, kanë thanë nga Specialja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në regjionin e…