E konfirmon Sylejman Selimi: Do të merrem në pyetje nga Gjykata Speciale
04 shkurt 2019
| 22:37
Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme mund të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Ai thotë se Gjykata Speciale ka kontaktuar zyrën e avokatit të tij.
“Javën tjetër besoj se do të intervistohem. Nuk e di arsyen për çka do të merrem në pyetje”, ka thënë Selimi në Pressing në T7.