E konfirmuar: Është hakuar faqja e Hashim Thaçit, Policia e Kosovës e njoftuar

02 prill 2023 | 13:21

Ish-presidenti Hashim Thaçi duket se ka mbetur edhe pa faqen e tij të famshme në “Facebook”.

Ish-këshilltari i tij, Adil Behramaj, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Hashim Thaçi ishte goxha aktiv në faqen e tij në Facebook kur ishte pjesë e skenës politike vendore.

Por, prej sot kjo faqe nuk u gjet në Facebook në formën e njëjtë.

E lajmi se faqja është hakuar tashmë u konfirmua edhe nga ana e një bashkëpunëtori të tij.

“Po, faqja zyrtare e presidentit Thaçi, e cila ka qene pasive qe nga dita e dorëheqjes se tij, me 5 nëntor 2020, është hakuar. Asaj i është ndryshuar emri, fotoja dhe karakteri. Rastin tashme e kemi adresuar zyrtarisht ne Policinë e Kosovës,” – ka konfirmuar për Insajderin, ish-këshilltari i Thaçit Adil Behramaj.

Kujtojmë se sot do të mbahet një marsh përkrahës për Thaçin dhe ish-liderët tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë nën akuzat për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të…