E kritikojnë për fotot në rrjetet sociale, Albërije Hadërgjonaj poston pozat pa filtra: Me 4 orë gjumë dukem bukur
Ndonjëherë duket se për disa personazhe të njohur të ekranit, vitet nuk kalojnë asnjëherë, pasi në çdo moshë ato duken sërish të rinj. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren e mirënjohur, Albërije Hadergjonaj, e cila në çdo dalje publike apo edhe në postimet në rrjetet sociale shfaqet në super formë.
Lidhur me postimet në “Instagram”, ajo herë pas here është kritikuar nga ndjekësit e saj se përdor filtrat e saj për t’u dukur më bukur. E për këtë arsye, këngëtarja ka vendosur që t’u kundërpërgjigjet duke ndarë me ta një video ku shfaqet e gjitha natyrale.
“Ka qenë e vrullshme këto ditë, turne dhe këngë! Aspak gjumë. Dikush më kërkoi të postoja pa filtra lol (oh jam nanush)”, ka shkruar Albërija në një video të publikuar pa filtra në “Instastory”.
Gjithashtu ajo thekson se është me vetëm katër orë gjumë dhe e lodhur nga angazhimet në dasma e koncerte.