E kuptoj

30 korrik 2020 | 13:02

Nje freski shpirtin i’a pushtoi
Nje kumt ogurbardhë vasha dëgjoi
Prehri im prej gruaje të mërzitur
Do mbulohet me buzëqeshjen e fëmijës së ndritur .

Do bëhem nënë me sy të qeshur
Pranë vetës do përkundi një këngë
Këngën e shumëpritur të zbres nga qielli
Shpirti im me krah engjulli me erdhi.

Kam pritur gjatë të frymojmë se bashku
Kjo ndjenjè amësie me shtoi frymën
Më bëri nënë,me fali një lot në zemrën time.

Deri sot se kam kuptuar bekimin e Zotit
Ndjenja e fëmijès e qëndisi zemrën time
Tani e kuptoj përqafimin e ngrohtë
Te një nënë lulesyri e çelur në shpirt.

29 .07.2020
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka iniciuar…