“E kush jam unë të flas para juve…”, Kurti tregon një moment të padëgjuar më parë në takimin me “pesëshën” evropiane

21 mars 2024 | 20:46

Kryeministri Kurti ka folur për draft-statutin ku ka treguar një moment gjatë takimit që ka pasur në Bruksel me Pesëshen Evropiane, e ku thotë se ka qenë i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë, me gjitha vërejtjet që ka pasur në të.

Ndër të tjera, kryeminsitri Kurti deklaroi:

“Pesëshja e madhe evropiane, Scholz, Macron, Meloni, Michel, Borrell dhe Lajcaku aty, thanë është cështje urgjente. Ishte më pak se tre javë nga sulmi terrorist i Hamasit në Izrael, agresioni rus në Ukrainë vazhdonte, është shans unik le të merremi vesh. Unë thash, meqenëse është kështu, e kush jam unë që të flas para juve për urgjencat gjeopolitike. Le ta marrim Marrëveshjen Bazike, Aneksin e Zbatimit dhe këtë draft-statut, ndonëse unë i kam dhënë vërejtjet kapitale dhe sot po e nënshkruajmë sepse Brukseli është vendi dhe Samiti i Këshillit Evropian është Kuvendi, me flamuj të BE-së dhe të Gjermanisë ,Francës e Italisë, me Presidentin e Serbisë po i nënshkruajmë këto. Nënshkrimi im do të ishte garancion i zbatimit në njërën anë dhe anulim i të gjitha shkeljeve të mëhershme. Do të sjellte sigurinë ligjore, tha Kurti ndër të tjera”, tha Kurti në RTK. Periskopi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës i përshkruan vitet e tij në qeverisje…