E la Borën për Trixen, në Vlorë u protestua kundër Donaldit

06 dhjetor 2021 | 14:35

Lidhja e Donaldit me Beatrixën brenda shtëpisë zgjoi reagime të ashpra në rrjet madje u përfshinë edhe shumë fytyra publike të ndarë pro dhe kundër.

Nga një pjesë e madhe kjo situatë u mor si tradhëti ndaj Borës, e cila po e priste jashtë për t’u sqaruar pas takimit dhe puthjes që shkëmbyen në emision.

Por një pjesë e atyre që ishin fansa të Borës dhe Donaldit kanë kaluar limitet duke dalë në rrugë e protestuar kundër Donaldit.

Fillimisht fotografia e shpërndarë u mor me dyshime por ditën e djeshme në Fan Club u bë temë diskutimi dhe u mësua se ngjarja kishte ndodhur vërtetë.

“Donaldi nuk është vlonjat. Është i ardhur nga fshatrat e Fierit”, ishte shprehur një nga të pranishmit.

Kjo situatë nga të pranishmit në studio u krahasua me Selena Gomez dhe Justin Bieber, ku ka shumë fansa të cilët duan ti shohin ata të akoma bashkë, njejt sikurse Donaldin me Borën tani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
St Etienne ka shkarkuar trajnerin e saj, Claude Puel, pas…