E lëshoi banesën me qira, gati sa nuk i ra pika nga ajo që gjeti brenda saj
Një pronar i një banese në Britani të Madhe, të cilën e kishte dhënë me qira, është shokuar kur ka hyrë në banesën e tij pas 12 vitesh dhe e ka gjetur të vërshuar nga mbetjet e kanaqeve, ushqimit dhe pakot e cigareve.
Graham Holland nga Maidstone, Kent, ka publikuar fotografitë që shfaqin gjendjen tmerruese në të cilën kishte jetuar qiramarrësi i tij
“Daily Mail” ka shkruar se janë dashur 4 ditë të tëra për ta pastruar banesën vetëm nga kënaqet e mbeturina tjera, dhe për këtë Graham është angazhuar së bashku me bashkëshorten e tij Nicole Holland.
Rreth 11 mijë euro ka kushtuar vetëm renovimi i njërës prej dhomave të fjetjes.
“Ka qenë një shok për mua si dhe e pabesueshme që dikush mund të jetojë në këso rrëmuje. Sinqerisht, mendova se u gjenda në një film horror”, ka thënë Graham Holland për mediet britanike.
Holland ka thënë se banesën e kishte blerë para 30 vitesh bashkë me bashkëshorten e tij.
Sipas tij, kur e kishin lëshuar me qira në fillim, të gjithë ishin përkujdesur për ambientin brenda.
Por, në dekadën e fundit ka qenë e pamundur që ai të hyjë në pronën e tij nga qiramarrësi Michael Grant, shkruan “Periskopi”.
“Ai ka qenë i dashur dhe i shoqërueshëm kur ka marrë banesën në fillim. Por zoti Michael u bë i papërshtatshëm me kalimin e kohës dhe refuzonte që të lejonte brenda edhe agjentin ndërmjetësues. Dhe dikur u bë i ashpër në qëndrimin e tij, dhe ne s’kishim ç’të bënim sepse gjithmonë e paguante qiranë me kohë”, ka thënë ai.