E lidhi në karrige dhe e torturoi gruan, arrestohet shqiptari në Itali
Një shqiptar 40-vjeçar që banonte në Bolzano, Itali, u arrestua, pasi akuzohet për rrëmbim, torturë dhe keqtrajtim në familje.
Viktima e dhunës ishte bashkëjetuesja e tij, e cila prej muajsh kishte marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa motiv i dhunës është xhelozia e tepërt e bashkëshortit.
Ngjarja më serioze, për të cilin ai akuzohet është për rrëmbim dhe torturë. Mediat fqinje shkruajnë se rreth 10 ditë më parë, gruaja u lidh në një karrige dhe u torturua për dy orë, me një thikë të drejtuar disa herë në gjoks.
Fatmirësisht nga thika nuk u lëndua, por prapë kishte shenja në lëkurë. Pas këtij episodi burri e transportoi gruan në spital, por ajo u tha mjekëve se ra nga biçikleta.
Pasi filluan hetimet dhe gruaja më pas u shpjegoi hetuesve se ajo ishte në të vërtetë viktima e keqtrajtimit të partnerit të saj, i cili më pas u arrestua.
Në gjykatë ditën e djeshme u mbajt seansa për të dhënë masën e sigurisë, si rezultat i të cilës shqiptari u la në burg.
Burri mbrohet duke pretenduar se nuk e ka torturuar kurrë partneren e tij. Ai thotë se ajo është e droguar dhe se e ka shpikur të gjithë ngjarjen.