E lidhur me Pique që kur punonte si kameriere? Ja çfarë roli ka e dashura e futbollistit në kompaninë e tij (FOTO)
Prej disa kohësh po përflitet se futbollisti i famshëm, Gerard Pique, është në një romancë me Clara Chia. E që kur lidhja e tyre u bë publike, të gjithë janë duke pyetur: “Çfarë roli ka partnerja e re në kompaninë e futbollistit, ‘Kosmos’”?
Mediat e huaja shkruajnë se 23-vjeçarja punon në departamentin administrativ, pjesërisht falë trajnimit të saj për marrëdhëniet me publikun. Përveç kësaj, Chia tashmë është njohur me kompaninë, pasi në fillime ka punuar atje si praktikante.
Ndërkohë kujtojmë se çifti u takua në një nga klubet që mbrojtësi i Barcelonës vizitoi me disa shokë të tij të skuadrës, si Riqui Puig, ku Chia punonte si kameriere. Që atëherë, Pique është frekuentuar rregullisht me të.
Sipas ‘Ya es mediodia’, 23 -vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që Shakira nuk e kishte bërë kurrë.
Madje “Telecinco” shkruan se 45-vjeçarja asnjëherë nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique. Karakteri më i qetë i Chias besohet të ketë qenë vendimtar në krijimin e raporteve të mira me personat e afërt të të dashurit të saj.
Burimet thonë se Shakira e kishte pasur nofkën “Shefja” për shkak të karakterit të saj të keq në raport me miqtë e ish-bashkëshortit. Për më shumë, ajo asnjëherë nuk ishte përzier me miqtë e vjetër të ish-burrit e as me gratë e tyre.