E lodhur nga pacientët me Covid dhe paga e ulët, infermierja punon si modele erotike
Një infermiere e lodhur nga pagat e ulëta gjatë kohës së pandemisë, është kthyer në një modele erotike të kamerës. Në këtë mënyrë ajo fiton më shumë para.
Ajo quhet Cora Diamond dhe tani fiton pesëfishin e pagesës së saj në spital. 28-vjeçarja nga Këln i Gjermanisë, bëri ndryshimin drastik të karrierës pasi u ndje e shtypur nga vështirësitë e krijuara nga kriza e koronavirusit. Gjithashtu ajo ndjeu edhe mungesën e stabilitetit financiar për shkak të pagës së saj të ulët si infermiere.
“Ne kemi arritur kaq shumë, por vështirë që dikush të jetë mirënjohës për këtë. Çdo gjë merret e mirëqenë”, ka thënë Cora, e cila është e shkatërruar nga qëndrimi i pacientëve në spital.
Prandaj ajo ka vendosur që të nisë biznesin e saj si një modele në internet. Puna e saj e re përfshinte largimin nga zona e rehatisë dhe zhveshjen para shumë klientëve. Sipas saj, një gjë e tillë rezultoi në fitime të mëdha.
Infermierja ka treguar se edhe frika se mund të infektohet me Covid-19, ka qenë një faktor që ajo të kërkojë një punë tjetër që të fitonte para duke punuar nga shtëpia.
Cora e cila ka 10 vite që punon si infermiere, ka treguar se nuk ndalon së bëri fotografi erotike, e më pas ua dërgon klientëve të saj. Tani ajo dëshiron që ta lërë punën në spital dhe të merret me kohë të plotë me biznesin që ka nisur në internet.