“E madhe neveria e Presidentes dhe Kryeministrit ndaj UÇK-së”

09 prill 2021 | 22:10

Frashër Krasniqi i PSD’së ka reaguar pasi presidentja po akuzohet për mos-përmendje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në një postim përkujtimor të përvjetorit të Koshares.

Krasniqi, me anë të ‘Facebook’-ut ka supozuar se kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani kanë neveri ndaj UÇK’së.

“Duhet të jetë e madhe neveria e presidentes ndaj UÇK-së, për t’mos e përmendur as në një status ku flet për një betejë e brigadë të saj”, thuhet në postim.

“Duhet të jetë e madhe neveria e Kryeministrit ndaj UÇK-së, për ta bërë presidente dikë që e përbuzë luftën tonë për çlirim”, thuhet tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Daniele De Rossi, i infektuar me Covid-19 prej ditësh, është…