E MADHJA NËNË TEREZA GJITHNJËNË SHËRBIM TË TË VARFËRVE

06 shtator 2022 | 22:28

Me rastin e festave kushtuar misionares dhe humanistes se madhe Shën Nënë Terezës në shenjë të 25 vjetorit nga largimi për në amshim, ku nga Qeveria 5 shtatori është shpallë si ditë i humanizmit në shenjërespekti për nënë Terezën.

Unë me ketë rastë figurës së ndritur të Nënës Terezë e cila u bë lule e dashurisë, e bamirësisë, lule e paqes do tia përkushtoj shkrimin eseistikë botuar, nga libri im “Vizualja në artet pamore”

Prof.Dr Hivzi Muharremi

Figura e Nënës mbetet sot e gjithë ditën momentmadhështor i historisë së njerëzimit. Sot, duke përkujtuarfigurën markante mirësisë e miqësisë mes njerëzish,përkujtojmë tërë një popull që qiti në dritë bijë e bija të tilla, pa të cilat historia njerëzore do të ishte e mangët.

Edhe sikur njëqind herë të merrja guxim të ulem mbi tryezë e të fillojë pasqyrimin, prezantimin e jetës e të gjitha të bëmave që na dhuroi me shpirt e me zemër E Madhja Nënë Tereza, unë përsëri do të mbetesha i varfër për atë që duhet të thuhet e të shprehet për këtëpersonalitet, edhe pse duhet thënë se dr. Don Lush Gjergji me veprat e tij i ka dhënë hijeshi jetës dhe veprës NënëTerezës, e cila me aq përkushtim gjatë gjithë jetës sajmbajti nevojtarët e varfrit e këtij labirinti shpirtëror.

Sot, jemi tubuar këtu, në këtë në ketë manifestim përkujtimit të Nënës Legjendë, të Nënës nobeliste, të Nënës shqiptare, të Nënës së të gjithë popujve të botës. Dihet mirëfilli se të gjitha lulet nuk adhurohen njësoj, e kjo Lulegonxhe, gjak i shprishur yni, ashtu siç gjithmonë në jetë u soll njësoj për të gjithë popujt, për të vegjlit e të mëdhenjtë, për të varfrit e të pasurit, u bë lule e dashurisë, e bamirësisë, lule e paqes.

Del nga një tempull fisnik dhe që nga andej me zemërgjerësinë e saj shëmbëllen shërbim për të tjerët, kurse me fuqinë e dashurisë e flijimit dhembjen dhe urinë i kthen në gëzim e buzëqeshje. Te rralla janë ato personalitete në historinë e njerëzimit që me aq admirim e dashuri preken e materializohen në të gjitha rrafshet për t‟u ngritur në përmendore që i mbijetojnë çdo realiteti të kohës. Kështu e ka kjo E Madhja Nënë, kjo misionare e botës që u mishërua me penën e poetit, me daltën e gdhendësit, me penelin e piktorit, me notat e muziktarit e kompozitorit, me frymëmarrjen e popullit dhearsimdhënësin e kohës.

Kështu radhiten frymëzimet e krijuesve duke u ngritur në piedestalin më të lartë, kurse frymëmarrja e Nënës bëhet gjithnjë më e gjallë, më e pranishme dhe më afër zemrës. Në këtë drejtim mjeshtrit e mëdhenj të penelatës skalitin figurën madhështore me të gjitha vetitë e larta tëprotagonistes, duke krijuar xhevahire vërteta kujdesi eshprese.

Te secili krijues që sajon me mjeshtri këtë figurë madhështore vërehet stili vetjak dhe kuptimplotë. Kështu, për shembull, piktori i mirënjohur shqiptar, Ibrahim Kodra, me renome botërore, kultivon me mjaft mjeshtri elementet e seleksionuara të folklorit shqiptar. Në opusin e tij artistik veçohet edhe kompozicioni për Nënë Terezën në Bejrut, punuar e pikturuar në stilin gjeometriko-abstrakt.

Në epiqendër të kompozicionit gjithnjë dominon figura stoike e Nënës në përqafimin e së cilës fëmija i varfër e i sëmurë gjen ngushëllimin e shpirtit të tij, gëzimin për jetë dhe dashurinë për ta vazhduar pa krajata. Është kjo Pëllumbeshë e Paqes, me shikime të thella e të hedhura aty ku jeta duhet vazhduar pa brenga e ironi. Ajo shfaqet pothuajse përherë e rrethuar nga engjëjt e kësaj bote, nevojtarët shpirtëmbël që kërkojnë një lloj mëshire pa e thyer moralin. Kompozicioni përshkruhet me ngjyra ngrohta tërheqëse dhe prapavijë me ngjyra lehta emjaft transparente karshi figurës në pjesën e saj qendrore.

Ndërkaq, Gjelosh Gjokaj, piktor i temave kosovare, që kohët e fundit e deri në amshim, kryesisht ka jetuar dhevepruar Gjermani, me mjaft përkushtim pikturoi portretin e Nënë Terezës me titull: “Një koncert përNënën Terezë”. Kjo vepër lëkundet mes reales e imagjinatës, por që fton botën për mirëqenie, paqe edashuri mes njerëzish. Shikimet e saj janë qeta dhe mepërplot dashuri. Fëmijët e botës, zogj nevojtarë e uritur,sillen vërdallë dhe gjejnë jo vetëm ngushëllim mendimet e saj, por edhe zgjidhje fatlume të problemevedhe kërkesave të tyre reale.

Mendimet fisnike të Nënës nga njëra anë dhe zogjtë fluturues të lidhur e të bashkuar mes vetiqëndrojnë si shkëmbinj plumb të rëndë që trusin të keqen dhe hijerëndin pas jetës. Pra, ata çlirohen nga e mykura, nga zvetënuara dhe e pafuqishmja, duke e sfiduar jetën, buzëqeshjen, mirësinë e dashurinë. Kompozicioni del nga errësira e thellë dhe fiton në bardhësinë e vet, duke eironizuar shpirtin dhe moralin e shtypësit.

Edhe te piktori i mirënjohur i kullave kosovare, MuslimMulliqi, ndeshim figurën e shquar të saj. Nënë Tereza e Mulliqit qëndron si kullë përballë kullës qëndresë, duke u bërë ballë furtunave nga Lindja e Perëndimi, nga Jugu e Veriu përmes virtytit humanist e bamirës. Figura e saj shëmbëllen qëndrueshmërinë e shpirtit të saj bujar e fisnik. Ajo sikur dëshiron ta fusë tërë botën në një kullë dhe t‟i bashkojë frymëmarrjet e njerëzve në një të vetmen fjalë: dashuri njerëzore.

Piktori Rexhep Ferri e vijëzon portretin e Nënës me butësi, ashtu siç Nëna është në përditshmërinë ezakonshme me gjithë fëmijët. Figura mban veteelemente nënës kreshnike të nënqiellit tonë, që butësisht dhe me njëfarë lutjeje e miradijeje i përkëdhel fëmijët e botës moti kanë humbur buzëqeshjen engrohtë nënës. Portreti i Nënës me shami kokë na thotë edhe diçka tjetër: Ajo nuk u takon vetëm këtyre trevave, por edhe Kalkutës e gjithë botës. Piktori me mjeshtri i vijëzon rrudhat e fytyrës në veprën e vet dhe qartëson të thelluarat e vuajtjeve shpirtërore në këto 80 motmote. Për këtë rrugë gjatë na flet piktori.

Kur ndalemi te Engjëll Berisha shohim medaljonin e portretizuar në medaljon. A s‟është madhështore kjo? Sigurisht. Një PO e madhe qëndron këtu. Është kjo vendlindja e Lindjes së Madhe – Nënë Terezës.

Ndonëse patinën e mundon mosha, ajo paraqetngrohtësinë e nënës gjatë viteve shkuara. Zemra e nënës nuk ndryshkët e vyshket mu si medaljoni. Mendja na thotë se krijuesi Shyqri Nimani shquhet me mjeshtërinë e tij në kompozicionin “Ylberi i paqes së Nënë Terezës”. Shpirti i Nënës është i çiltër sa ngjyrat e ylberit – lirim i shpirtrave njerëzorë nga të gjitha mëkatet. Për një moment Nëna merr fuqinë nga brendësia dhe fuqimisht në shuplakë dore mban ylberin shumëngjyrësh të jetës e të faljes së të pafuqishmëve. Kjo është   bota e ajo jeton me botën – me njerëzimin vetëm njerëzishëm.

Gufimi i emocioneve rinore veçohet sidomos veprën“Gonxhe për gonxhen” projektin për pllakat të Musa Kalaveshit. Musai e shpreh dufin shpirtëror në Gonxhen që ia dhuron Gonxhes – misionares së paqes. Çfarë madhështie?! Gonxhja për Gonxhen e me të përbotën. Lulegonxhja përmes buzëqeshjes ëmbëlsore përkëdhel botën e të përvuajturve dhe fton të tjerët jopër mëshirë, por për mirëkuptim madh. KështuMusai ndërton botën e mrekullueshme, ku i gjithënjerëzimi mund gjallojë pa brenga e paqe.

Këtë herë pa ndonjë qëllim iu shmanga shumë piktorëve që tanimë janë emra të njohur të këtij nënqielli, meqenëse tek akëcili prej tyre frymon i njëjti qëllim, por i shprehur veç e veç sipas një stili vetjak.Figura e Nënës mbetet sot e gjithë ditën momentmadhështor i historisë njerëzimit. Sot, dukepërkujtuar figurën markante mirësisë e miqësisëmes njerëzish, përkujtojmë tërë një popull që qiti në dritë bijë e bija të tilla, pa të cilat historia njerëzore do të ishte e mangët.

1990

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Paracetamoli ka më shumë efekte anësore sesa vaksinat”. Deklarata u…