E mashtroi një femër dhe e dhunoi në pyll, arrestohet personi i dyshuar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, i cili dyshohet se ka dhunuar një vajzë, e cila ishte nen ndikimin e alkoolit.
Policia ka treguar mënyrën se si i pandehuri i kishte mashtruar vajzat.
“Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes kanё takuar dy vajzat tё cilat deklarojnё se kishin dalё pёr tu zbavitur, pasi qe njёra nga vajzat (dëshmitarja), kishte konsumuar alkool dhe iu ёshtё pёrkeqёsuar gjendja, aty i dyshuari iu ёshtё ofruar qё ti ndihmoj pёr ti dёrguar nё Spital, mirpo i njëjti nuk i ka dёrguar nё Spital por nё drejtim tё kundёrt dyshohet nё (Pyll), mbi lagjen Zatra, ky dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën kundёr dёshirёs sё saj”, është thënë në njoftimin e policisë, duke treguar moshën e të dyshuarit.
“I dyshuari ёshtё larguar nga vendi i ngjarjёs ne drejtim tё panjohur. Pas njё pune intensive tё Hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari: • G.T. i lindur me 2005. Pas intervistimit nga Hetuesit me vendim tё prokurorit tё shtetit i dyshuari dёrgohet nё mbajtje pёr 48 orё pёr veprën penale “Dhunim”, është thënë në njoftimin e policisë.