E mbijetuara e dhunës seksuale dorëzon padi në Prokurorinë Speciale
14 tetor 2019
| 12:53
E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Shyhrete Tahiri Sylejmani, në 20-vjetorin e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, ka vendosur që të dorëzojë padi në Prokurorinë Speciale për shtetin e Serbisë.
Me këtë rast ajo ka thënë se këtë po e bën për të ndarë dhimbjen që ka në shpirt.
“Ju falënderoj për mbështetjen. Jam këtu për të ndarë dhimbjen që kam në shpirt. Unë këtu përfaqësoj të gjitha nënat, gratë që kanë përjetuar dhimbjen. Nuk është e lehtë kjo”, ka deklaruar Tahiri-Sylejmani.
Shyhretja është me prejardhje nga Gjilani, por jeton në Kanada.