E mbijetuara e Holokaustit, feston 104-vjetorin e lindjes
Shoshana Ovitz, i ka mbijetuar Aushvicit dhe këto ditë ka festuar 104 vjetorin e lindjes te Muri i Vajtimit në Jerusalem, e shoqëruar nga 400 anëtarë të familjes.
Ajo për ditëlindje ka kërkuar që të mblidhen te Muri i Vajtimit të gjithë fëmijët e saj, nipat, mbesat dhe stërnipat, transmeton Telegrafi.
“Kanë ardhur pothuajse të gjithë”, ka njoftuar në Twitter ambasada izraelite në Berlin.
Duke kërkuar familjarët e mbijetuar pas Luftës së Dytë Botërore, Ovitz është njohur me burrin e saj të ardhshëm, i cili në Holokaust kishte humbur gruan dhe katër fëmijët.
Disa vite më vonë u martuan kurse sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në Austri, e më vonë u vendosën në Izrael në qytetin Haifi, ku sollën në jetë edhe katër fëmijë.
“Në ahengun e ditëlindjes së saj e kemi kuptuar se sa e rëndësishme është ajo. Të gjithë kemi filluar të qajmë”, ka deklaruar Panini Fridman, stërmbesa e saj që jeton në Belgjikë.