E mitura e zhdukur në Viti dyshohet se e dhunua, arrestohet i dyshuari
17 nëntor 2021
| 09:38
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Viti, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një të mitur, e cila ishte raportuar e zhdukur.
Rasti ka ndodhur më 15 nëntor në Viti.
“Person i zhdukur i gjetur – dhunim. Viti, 15.11.2021 – 08:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti ka pranuar se ka kryer veprën e lartcekur me të miturën femër kosovare”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.