![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/beba.jpg)
E mitura nga Ferizaj bëhet nënë
19 nëntor 2022
| 18:08
Një e mitur nga Ferizaj është bërë nënë.
Policia njofton se ajo kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeçare me një burrë.
“Është raportuar se një femër kosovare e mitur ka lindur një fëmijë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Viktima kishte filluar bashkëjetesën nën moshën 16 vjeç me të dyshuarin mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.