E mitura nga Obiliqi raporton se është dhunuar seksualisht nga një burrë i panjohur
30 dhjetor 2021
| 08:48
Një e mitur nga Obiliqi ka raportuar në polici se është dhunuar seksualisht nga një burrë i panjohur, raporton Express
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur më 28 dhjetor.
Nuk është raportuar për të arrestuar, ndërkaq rasti vazhdon të jetë nën hetime.
“Dhunim-Obiliq 28.12.2021 – NN. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar në polici se ishte dhunuar nga një mashkull i panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, ka bërë të ditur policia