E mitura sulmohet nga 15 persona
07 mars 2019
| 11:54
Një 14- vjeçare është sulmuar nga një grup i madh adoleshentësh. E mitura është plagosur në qafë dhe në dorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në qytetin, Coventry, Britani.
Një dëshmitar në vendngjarje, i cili është banor i zonës ka thënë se ajo është sulmuar nga 15 persona. “Ajo mori lëndime në qafë dhe në trup. Qafa e saj po rridhte gjak”, ka deklaruar dëshmitari.
E mitura u dërgua menjëherë në spital dhe iu nënshtrua operacionit, pasi plaga në qafë ishte e thellë, por nuk ka rrezik për jetën.
Një vajzë 16- vjeçare u arrestua lidhur me ngjarjen. Policia ka bërë të ditur se kanë qenë shërbimet e ambulancës ato që e kanë njoftuar për ngjarjen./tvklan.al/